Aktualitet

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

Siç ishte paralajmëruar, këtë të mërkurë zhvillohet protesta e studentëve në Tiranë. Pasi qëndruan disa orë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt parlamentit.

Ndërkohë në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, që ka si diskutim kryesore buxhetin e vitit 2027.

Gjithashtu në terren janë vendosur edhe forcat e policisë. Para parlamentit është i ngritur një kordon policor, por deri më tani nuk ka përplasje mes tyre dhe protestuesve.