Praktika të dyshimta biznesi, rrjedhja e të dhënave “rrezikon” Deutsche Bank
Presidenti kinez Xi Jinping ka mirëpritur homologun amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij në Kinë, duke shprehur shpresën për ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe konstruktive mes dy fuqive botërore.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi deklaroi se bisedimet me Trump synojnë avancimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA mbi bazën e respektit të ndërsjellë, drejtësisë dhe reciprocitetit.
Gjatë pritjes, presidenti kinez kujtoi edhe vizitën e tij të mëparshme në Shtetet e Bashkuara, në shtator, kur Trump dhe bashkëshortja e tij e kishin pritur personalisht në aeroport. Xi theksoi se pritja e rezervuar për presidentin amerikan në Kinë ishte në përputhje me traditën kineze të reciprocitetit.
“Pres me padurim të shkëmbejmë pikëpamje të thella me ju mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet Kinë-SHBA, bashkëpunimin Azi-Paqësor dhe peizazhin global”, citohet të ketë thënë Xi.
Ndërkohë, përpara takimit me Trump, Xi Jinping zhvilloi bisedime edhe me presidentin rus Vladimir Putin, pas të cilave vlerësoi marrëdhëniet mes Pekinit dhe Moskës.
Sipas mediave shtetërore kineze, Xi i cilësoi lidhjet Kinë-Rusi si të palëkundura dhe të qëndrueshme, duke i përshkruar si një shembull të marrëdhënieve mes fuqive të mëdha, të bazuara në barazi, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim me përfitime të përbashkëta.
Ai kërkoi gjithashtu forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ushtarak mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e mekanizmave të përbashkët mes qeverive, parlamenteve, ushtrive dhe partive politike.
Putin ka bërë deklarata kritike për Evropën, duke pretenduar se kontinenti ndodhet në një proces “rënieje poshtëruese”.
Takimet dhe deklaratat vijnë në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku afrimi mes Kinës dhe Rusisë, si dhe raportet mes Pekinit dhe Uashingtonit, mbeten ndër çështjet kryesore të zhvillimeve gjeopolitike globale.
Samiti i Apec/ Trump-Putin takim “kokë më kokë”, Associated Press: I pari që prej vitit 2025
Top Channel