Demo: Buxheti 2027 parashikon rritjen e pagave për punonjësit e policisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë theksoi se këtë vit buxheti i institucionit që ai drejton arrin në 40 miliardë lekë.
Sipas tij, ky buxhet shënon një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë.
Demo theksoi se një pjesë e rëndësishme e këtij buxheti, rreth 3.3 miliardë lekë, është parashikuar për politikën e pagave të punonjësve.
Ministri shtoi gjithashtu se 8,174 punonjës policie me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 23,600 lekësh, duke përfshirë edhe efektin e vjetërsisë në punë. Ndërsa për gradat e tjera, rritja do të jetë 15 mijë lekë në muaj.
“Këtë vit buxheti i Ministria e Brendshëm shkon afërisht 40 miliardë lekë, rritje dyshifrore krahashuar me vitin, plot 12% më shumë. Janë 3,3 miliardë lekë janë të fokusuar për politiken e pagave, për gjithë punonjësit. Janë 8174 punonjës të policie (inspektorë)që do kenë rritje prej 23, 600 lekësh, duke përfshirë dhe vjetërsinë. Edhe të gjithë gradat e tjera do të përfitojnë 15 mijë lekë në muaj. Kjo është paga me e lartë që kemi për punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha ai.




