Ndryshime te Teuta, Edmond Jazexhi emërohet Drejtor Sportiv i volejbollit të femrave

18 Nëntor 2026 | 16:58

Pas një kontributi të madh në sportin e volejbollit dhe në veçanti te ekipi i Teutës, trajneri Edmond Jazexhi merr një pozicion të ri në strukturat e klubit.

Trajneri i suksesshëm është emëruar Drejtor Sportiv i ekipit të volejbollit të femrave, ndërsa do të mbajë gjithashtu rolin e Këshilltarit pranë Klubit Shumësportësh Teuta për çështjet e volejbollit.

Ky ndryshim vjen në kuadër të riorganizimit të ekipit dhe forcimit të çdo hallke të strukturës sportive, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues në të gjitha nivelet, jo vetëm në ekipin e parë, por edhe në formimin dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Pas kontributit të tij si trajner i parë i ekipit të volejbollit të femrave, Edmond Jazexhi do të marrë përsipër një detyrë të re, me përgjegjësi më të mëdha dhe sfida të tjera.

Eksperienca e tij e gjatë, përkushtimi dhe njohuritë në sportin e volejbollit do të jenë një vlerë e shtuar për Teutën, duke ndihmuar në zhvillimin dhe ecurinë e mëtejshme të ekipit.

Aktualisht Teuta mban vendin e katërt në kampionat me 16 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Pogradeci në krye.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goli ndaj Finlandës, Fatjon Baze: Muçi aset i pashfrytëzuar i Shqipërisë, i është ngrënë haku por nuk foli kurrë

Gazetari sportiv Fatjon Baze ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në fitoren 2-0 ndaj Finlandës, duke e cilësuar atë një mbrëmje spektakolare për kuqezinjtë. I ftuar...
17:28 | 13/11/2026

Maran dhe Ismajli: Gati për Finlandën, objektivi është vendi i parë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Ardian Ismajli kanë dalë në konferencën për mediat në prag të sfidës me Finlandën, që do të...
18:10 | 11/11/2026

Bicaj komenton listën e Maran: E çuditshme mungesa e Anis Mehmetit, ndeshja me Finlandën vendimtare

I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv”, trajneri i futbollit Ditmar Bicaj komentoi listën e publikuar nga trajneri i Kombëtares për dy ndeshjet e fundit të...
19:14 | 06/11/2026