Ish-bosi i Formula 1, Ekleston: Hamilton është një qaraman, të tërhiqet

Ish-bosi i Formula 1, Ekleston: Hamilton është një qaraman, të tërhiqet

16:50, 18/11/2026

Bernie Eklestoni rikthehet në qendër të vëmendjes me deklarata të forta për yjet e Formula 1.

Ish-drejtuesi legjendar i këtij sporti nuk i ka kursyer kritikat ndaj Luis Hamiltonit, duke i sugjeruar britanikut të mendojë seriozisht për tërheqjen nga garat.

“Sa hipën në makinë për të nisur një garë, fillon menjëherë të ankohet dhe të qajë për diçka, pa mbërritur ende në kthesën e parë”, deklaroi Eklestoni në një intervistë për televizionin gjerman “RTL/Sky Sport”.

Ai shtoi se Hamiltoni gjen gjithmonë arsye për t'u ankuar dhe se mosha e tij është një tjetër arsye për të menduar largimin nga Formula 1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco