DOSJA e vjedhjes së 700 mijë € në Postën e Durrësit përfundon në SPAK. Prej disa ditësh prokuroria e Durrësit e depozitoi në Prokurorinë e Posaçme pasi janë gjetur elementë funksionimi si grup i strukturuar kriminal.
Prokuroria e Durrësit thonë se gjatë hetimit ka lindur nevoja që të merren në pyetje si të dyshuar zyrtarë të lartë apo persona që aktualisht kanë imunitet parlamentar.
Ndërkohë nuk e përjashtohet edhe mundësia e përfshirjes së tyre dhe janë subjekte të SPAK.
Dosja rëndon ndaj ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, dhe dy ish-vartësve të saj.
Mataj u arrestua në korrik të këtij viti së bashku me ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana.
Ato dyshohen për abuzim financiar dhe përvetësimin e rreth 700 mijë eurove të destinuara për pensionet dhe ndihmën ekonomike.
