Conte: Cikli me Juven do të mbyllet, herët a vonë. Mund të kthehesha në dy raste…

Futboll Bota | 9 minuta më parë

“Besoj se, herët a vonë, cikli me Juventusin do të duhet të mbyllet; e di që kam lënë diçka pas,” thotë Antonio Conte lidhur me marrëdhënien e tij me klubin bardhezi, ku përjetoi momente të mëdha, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner.

“Duhet që unë të jem i disponueshëm, dhe Juve të jetë në kërkim të një trajneri që aktualisht nuk është nën kontratë,” shpjegon ai në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”.

“Ka pasur dy raste në të kaluarën kur mund të ishim bashkuar sërish: një herë kur ata punësuan Sarrin – moment në të cilin unë isha i lirë, por përfundova tek Interi – dhe një herë tjetër kur Giuntoli zgjodhi Thiago Mottën, ndërsa unë shkova te Napoli.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme