Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt këtë të mërkurë i është vënë në dispozicion dokumentacioni mjekësor nga Spitali Memorial i Fierit. Në një reagim publik, avokati I kryebashkiakut, Plarent Ndreca bën me dije se pas kërkesave të përsëritura të mbrojtjes për të siguruar dokumentacionin mjekësor, vetëm këtë të mërkurë Spitali Memorial ka vënë në dispozicion grafinë dhe rezonancën magnetike të këmbës së Veliajt.