Santiana Maloku ‘ndez’ rrjetin, shfaqet tejet joshëse me fustan të kuq!

Personazhi i njohur i showbizit kosovar, Santiana Maloku, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të marrë komente të shumta në rrjetet sociale.
Bukuroshja nga Gjakova është mjaft aktive në platformat sociale, ku herë pas here ndan fotografi dhe momente nga përditshmëria e saj.
Në postimin e fundit, Santiana ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe plot stil. E veshur me një fustan të kuq, të ngushtë pas trupit, ajo ka vënë në pah linjat trupore, duke mos kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
Fotografia e saj ka marrë vëmendje të konsiderueshme, ndërsa Santiana edhe një herë dëshmon se di si të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

360grade.al



















