“Keni mbrojtur korrupsionin”- Berisha: Lubi Balluku, mullar i zi në raportin e BE! Do shkoni aty ku e keni vendin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria e ka humbur legjitimitetin.
Berisha akuzoi mazhorancën se ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve të manipuluara dhe se është e përfshirë në korrupsion.
Po ashtu, kreu i PD deklaroi se ne raportin e BE, “mullari i zi është lubi Balluku”.
“Ju nuk keni legjitimitet, nuk keni të drejtë të merreni me buxhetin. Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsioni. E kuptoni që mullari i zi në raportin e BE qëndron lubia dhe palloshi i gjatë. Ca buxheti do miratoni ju?! Dhe mburreni, 10 miliard vjedhje me paketën fiskale të vjedhjes së shqiptarëve. E dini ju që Eurostat tha se për shqiptarët të ardhurat janë rritur dhe varfëria është shtuar”, tha Berisha, duke theksuar se “të parët që duhet të përzihen jeni ju, por nuk do përziheni sepse do shkoni aty ku e keni vendin”.
360grade.al



















