Sport

Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë, pasi udhëhoqi Kombëtaren nuk ka kohë për të humbur!

Elseid Hysaj iu bashkua sërish Vllaznisë për seancat stërvitore, menjëherë pas angazhimit me Kombëtaren. Mbrojtësi i djathtë bëri mjaft me kuqezinjtë ku shënoi dhe asistoi gol në nëntor.

Hysaj ishte lider i padiskutueshëm në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Edhe pse pa ekip që pas edicionit të kaluar, paraqitjet e tij nga shtatori kanë bërë që të meritojë vendin në Kombëtare.

LEXO EDHE: “Asisti më i bukur në karrierë”/ Hysaj flet për të ardhmen: I kam kërkuar presidentit Duka kontratën e veçantë

Mbrojtësi shkodran është në pritje të ofertës së duhur. Më parë ka refuzuar oferta në Rusi dhe Itali.

Për të është një nga momentet më i vështirë në karrierë, ndërsa Kombëtarja i erdhi në ndihmë. Hysaj mund të firmosë kudo dhe kurdo gjatë kësaj kohe. Vllaznia i ka ardhur në ndihmë duke i lënë vend në skuadër për të qëndruar në formë.

LEXO EDHE: 100 ndeshje me fanellën kuqezi, presidenti Duka nderon mbrojtësin e Kombëtares Elseid Hysaj