Euros 2027 U21/ Spanja, Gjermania apo Anglia? Shqipëria pret rivalët e Europianit
Ylli i Kosovës lë pas emra si Jérémy Doku, Antonio Nusa dhe Crysencio Summerville. Një statistikë që konfirmon talentin e tij në duelet një kundër një.
Edon Zhegrova është lojtari me më shumë driblime të suksesshme në UEFA Nations League 2026/27. Sipas klasifikimit të publikuar nga Squawka, sulmuesi i Kosovës kryeson renditjen e futbollistëve që kanë realizuar më shumë take-ons, duke lënë pas disa prej emrave më të spikatur të futbollit europian.
Në këtë klasifikim, Zhegrova mban vendin e parë me 20 driblime të suksesshme, përpara Antonio Nusës, Crysencio Summerville dhe Jérémy Doku, futbollistë që njihen gjithashtu për shpejtësinë dhe aftësitë e tyre në lojën një kundër një.
Statistika mat numrin e rasteve kur një futbollist tenton të kalojë kundërshtarin me topin në këmbë dhe ia del me sukses. Pra, nuk bëhet fjalë thjesht për tentativat, por për ato driblime që përfundojnë me fitimin e duelit. Për Zhegrovën, ky klasifikim është një tjetër tregues i cilësive individuale dhe aftësisë për të krijuar epërsi në fazën sulmuese. Futbollisti i Kosovës konfirmon se mbetet një prej lojtarëve më të vështirë për t’u ndalur në duelet direkte me mbrojtësit kundërshtarë.

Top Channel