Kosova në pozitën e 25-të në Evropë në hendbollin e femrave

Kombëtarja e Kosovës në garat e hendbollit për femra renditet në vendin e 25-të në klasifikimin e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), me 18.75 pikë.

Ky klasifikim u publikua në prag të nisjes së raundit të parë kualifikues për Kampionatin Evropian 2028.

Të lidhura

None found

Ai është hartuar duke u mbështetur në rezultatet e arritura gjatë katër viteve të fundit.

Pikët e siguruara në vitet 2024 dhe 2025 llogariten me 100 për qind të vlerës së tyre, ndërsa rezultatet e viteve 2022 dhe 2023 merren parasysh me 50 për qind.

Në këtë renditje, Kosova qëndron përpara shumë përfaqësuesesh evropiane, si Italia, Greqia, Izraeli, Lituania, Bosnje-Hercegovina, Finlanda, Luksemburgu, Bullgaria, Letonia, Azerbajxhani, Britania e Madhe, Belgjika, Estonia, Rusia, Bjellorusia dhe Qiproja.

Në anën tjetër, nëntë anëtare të EHF-së nuk kanë asnjë pikë në këtë renditje, për shkak të mungesës së aktivitetit në konkurrencën e femrave.

Hedhja e shortit për fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2028 do të bëhet më 19 dhjetor, ndërsa takimet e këtij raundi janë planifikuar në fillim të marsit të vitit të ardhshëm.


Shtuar më 18.11.2026 19:38

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet