Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kontaktuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit të ndodhur gjatë një koncerti të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 15 nëntor, ku u interpretua një këngë nacionaliste serbe. Gjatë një debati të zhvilluar më 17 nëntor në Komisionin për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Kos konfirmoi se kishte biseduar me Kurtin dhe i kishte shprehur keqardhjen për atë që ndodhi.