Deri në vitin 2035 Maroku synon të prodhojë brenda vendit 40% të pajisjeve të nevojshme ushtarake dhe angazhon 400 milionë dollarë për industrinë e mbrojtjes

Një strategji ambicioze për zgjerimin e industrisë ushtarake është hartuar nga Maroku. Ajo parashikon që deri në vitin 2035 të mbulohet me prodhim vendor 40 për qind e pajisjeve të reja që u nevojiten forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë.

Njoftimi u bë i ditur nga Pallati Mbretëror pas një takimi të drejtuar nga Mbreti Mohammed VI, ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të qeverisë dhe komandantë ushtarakë.

Të lidhura

None found

Plani parashikon mbështetje financiare prej rreth 400 milionë dollarësh nga një fond shtetëror, me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në sektorin e mbrojtjes.

Një objektiv tjetër i rëndësishëm është që eksportet të përbëjnë më shumë se 65 për qind të të ardhurave të industrisë ushtarake. Për këtë, vendi do të fokusohet në prodhimin e dronëve, sistemeve autonome, pajisjeve tokësore dhe detare, elektronikës ushtarake, mbrojtjes kibernetike dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në kuadër të kësaj strategjie, Maroku do të krijojë dy zona të reja industriale pranë Marrakeshit dhe Kazablankës, të cilat do t’u shtohen zonave ekzistuese në Nouaceur dhe Sidi Yahya.

Që në vitin 2020 vendi ka miratuar një kuadër ligjor që u lejon kompanive të licencuara të prodhojnë dhe eksportojnë pajisje ushtarake, në përpjekje për të reduktuar varësinë nga importet.

Paralelisht, Maroku ka nisur bashkëpunime me kompani ndërkombëtare. Aktualisht, automjetet e blinduara WhAP 8×8 prodhohen nga Tata Advanced Systems, ndërsa kompania vendase MMI merret me prodhimin e frëngjive dhe sistemeve të armatimit të komanduara në distancë.

Ministri i Industrisë, Ryad Mezzour, ka theksuar se strategjia synon të përdorë përvojën dhe suksesin e vendit në sektorët e automobilave dhe industrisë ajrore për të ngritur një industri konkurruese mbrojtjeje.


Shtuar më 18.11.2026 20:44

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş