
Senati Akademik i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ka plotësuar vakancat në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) dhe Komisionin e Apelimit (KA), duke i hapur rrugën nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjen e rektorit të ri, përmbushës i mandatit të ndërprerë me dorëheqje nga Tonin Gjuraj.
Në KIZ, janë zgjedhur si anëtarë Ermira Ymeraj dhe Sead Baraku. E para, si përfaqësuese e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe përgjegjëse sektori në Zyrën e Sigurimit të Cilësisë në UNISHK (administratë) dhe i dyti, përfaqësues i Fakultetit Ekonomik.

Si përfaqësuese e studentëve në KIZ, mes Gëzim Kuçit nga Fakulteti Ekonomik dhe Klejdi Pjetri nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, u zgjodh Klejdi Pjetri. Po ashtu, është plotësuar edhe vakanca në Komisionin e Apelimit, ku u zgjodh Valbona Paja nga Fakulteti Ekonomik.
Me këto plotësime vakancash, hapet rruga për nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjen e rektorit, përveç se, nëse do të ndryshohet Rregullorja aktuale e zgjedhjeve. Ndërkohë, në mbledhjen e parë, KIZ dhe KA duhet të zgjedhë kryetarin e vet.
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve
Fatjon Nurja- Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Idlir Duhanxhi- Fakulteti i Drejtësisë
Sebastjan Mjekaj- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Anelmo Spahija- Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Ermira Ymeraj- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Sead Baraku- Fakulteti Ekonomik
Klejdi Pjetri- Përfaqësuese e studentëve, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Komisioni Apelimit
Ergys Pirani- Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Valbona Paja- Fakulteti Ekonomik
Hajrije Dibra- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Sereta Koperaj- Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Ambra Kokaj- Sekretare, Fakulteti Juridik /ShkodraWeb/




