Ekzekutivi i BE-së ka propozuar një kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën për të ndihmuar krizën financiare që po afrohet dhe për të përforcuar mbrojtjen e saj, ndërsa bombardimet e Rusisë vazhdojnë. Duke njoftuar planin për t’i dhënë hua Kievit paratë në vitin 2027, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë Ukrainës një dorë të fortë në tryezën e negociatave. Diplomatja shprehu besim se 27 shtetet anëtare do ta mbështesnin kredinë.