Vendosni fjalën kyçe....

U fal nga Vuçiç, arrestohet një person i akuzuar për dhunë ndaj studentëve


Gorski Matoviç, i cili më parë ishte falur nga Presidenti Aleksandar Vučiç për sulmin ndaj studentëve, është arrestuar nën dyshimin se ka kërcënuar qytetarë ditën e zgjedhjeve.

Prokuroria Themelore Publike në Novi Sad ka urdhëruar ndalimin e Gorski Matoviç për deri në 48 orë, për shkak të dyshimit se më 25 tetor, ditën e zgjedhjeve të këtij viti, ai ka rrezikuar sigurinë e disa personave në Novi Naselje, duke u dërguar kërcënime, shkruan Vreme.

Siç njoftoi prokuroria, Matoviç dyshohet për veprën penale të rrezikimit të sigurisë, sipas nenit 138, paragrafit 2 të Kodit Penal.

Siç raportoi më parë Vreme, policia në Novi Sad po kërkonte Matoviç, personin që ishte falur nga Aleksandar Vuçiç për sulmin ndaj studentëve. Kërkimet nisën pasi policia nuk e gjeti atë në adresën ku banon, në fillim të muajit nëntor.