
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj denoncon një tjetër rast të pretenduar të dhunës policore ndaj një të riu, të identifikuar si Enea. Shehaj tregoi se i riu ishte paraqitur pranë Partisë Mundësia në mëngjes dhe kishte rrëfyer se ishte dhunuar brutalisht në zyrën e shefit të Komisariatit nr. 1, nga ky i fundit dhe shefi i krimeve.
Sipas tij, pasi denoncuan rastin publikisht, e shoqëruan të riun me një avokat të partisë drejt urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore. “Kanë shkuar të merrnin dëshminë e Eneat, ndërkohë që Enea ishte dhunuar në prezencën e këtyre, nga shefat e tyre në Komisariatin nr. 1”, deklaroi Shehaj.
Kreu i Partisë Mundësia u bëri thirrje të gjithë të rinjve që pretendojnë se janë dhunuar nga policia që të kontaktojnë partinë, duke u siguruar se nuk janë vetëm.