Pensionet do të rriten gradualisht deri në vitin 2029, por jo të gjithë pensionistët do të përfitojnë njësoj nga kjo skemë, thotë deputetja Milva Ekonomi në “Repolitix” në Report Tv. Objektivi është që pensioni mesatar të shkojë drejt 400 mijë lekëve të vjetra deri në 2029. Bonusi dhe indeksimi do të vijojnë dhe qeveria i sheh si politika afatgjata dhe të pakthyeshme.
Milva Ekonomi: Skema e pensionit është një veprim i jashtëzakonshëm financiar për një buxhet shteti, nuk është aq e kollajshme. Kemi hapur tavanin. Skema u liberalizua. Këta që nuk janë përfitues nga rishikimi i skemës së pensioneve, mendohet të jetë kjo mbështetje. Për ata mendohet që të shkosh drejt pensionit mesatar që është drejt 400 mijë lekëshit (të vjetra) deri në 2029. Prandaj rritet bonusi çdo vit.
-Në 2029 çfarë ndodh?
Milva Ekonomi: Po punohet që këto që janë me 40 mijë lekë të mos ngelen pa përfitime. Përfitimi i tyre është indeksimi dhe bonusi i fundvitit. Sa herë ka një mundësi që grumbullohen para më shumë, u shpërndahen pensionistëve. Ka hyrë në pension ai bonusi. Politika e pensioneve, ne forcat politike kemi rënë dakord që s’është politikë e njëhershme. Nuk kthehen më mbrapsht. Politika e pensioneve është afatgjatë.
E pyetur edhe për bonusin e fundvitit për pensionistët, Ekonomi tha vetëm se vijon puna.
“Bonusi i fundivitt... nuk mund të të them se janë duke punuar. Nuk e di”, u shpreh deputetja.







Komente
Komento