Deri në shtator të këtij viti, të gjitha denoncimet ishin thashetheme të katundit politik e mediatik shqiptare dhe Vlora Hyseni ishte shoqëruesja kryesore e Edi Ramës në samitet botërore e çdo takim të nivelit të lartë.
Por tashmë do të ishte SPAK që do të konfirmonte se ato çfarë ishin denoncuar ndër vite nuk ishin thashetheme, por ngritja e një rrjete kriminale, që veç abuzimit me fondet e AKSHI-t kishte arritur që të vinte në shërbim të organizatave kriminale edhe SHISH, Institucionin më të rëndësishëm të SigurisëKombëtare.
Dhe Vlora Hyseni nuk ishte një person që kishte ngrënë mollë e dardha pas kurrizit, por siç del edhe nga përgjimet, ajo fliste me siguri në telefona, se Edi Rama mund të porosiste Drejtorin e Policisë për mosarrestimin e Ergys Agasit dhe radarët e Shtetit shqiptar fikeshin përballë Koordinatorit të Krimit dhe aktivitetit të organizatës së drejtuar nga ai.
Në datën 22 shtator, prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar do të njoftonte se ndaj Drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni ishin dhënë masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e dyshuar për konsumimin e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, konkretisht përkrahjes së autorit të krimit në rrethana cilësuese dhe zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete nga funksionarët publikë, me dënime që shkojnë respektivisht deri në 7 vjet dhe deri në 5 vjet burgim.
SPAK njofton se hetimet ndaj Vlora Hysenit po kryhen në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, procedim i cili I ka ngarkuar Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Milinda Karcanajt ndër të tjera dhe akuzën e “grupit tëstrukturuar kriminal”, por deri në atë moment e njëjta akuzë nuk iu komunikua edhe Vlora Hysenit, edhe pse të pandehurit e tjerë sipas SPAK kanë vepruar si organizatë kriminale.
Ende pa u publikuar akuzat zyrtare, në mediat pranë pushtetit nisi të qarkullojë skenari për një lidhje intime mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, apo kishte edhe nga ata që i pararendën tezës me të cilën Hyseni po mbrohet para prokurorisë, se Ergys Agasi kryente rolin e informatorit.
Provat tregojnë terësisht të kundërtën, se Agasi nuk ka qenë asnjëherë infomator i Vlora Hysenit për shkak se ai në asnjë moment nuk është deklaruar askund, as në SHISH por as në Agjencitë Partnere, e për më tepër duket qartazi që është Hyseni ajo që informon Ergys Agasin dhe e kundërta.
Vetëm në dy muajt që Ergys Agasi ishte në arrati mes tij dhe Vlora Hysenit janë kryer të paktën 500 biseda.
E ndër to binte në sy ndikimet që Vlora Hyseni kishte në të gjitha institucionet ligjzbatuese me qëllim shmangien e arrestimit të Ergys Agasit. Për të shmangur gjurmimet Hyseni e Agasi kanë biseduar me disa numra të huaj, të blerë online, si anglezë, rusë dhe grekë, me shpresën e mos-përgjimit. Mes shumë mesazheve të shkëmbyera, Vlora Hyseni interesohet edhe për aksionet e policisë, lidhur me mundësinë e arrestimit të çunave të tij.
Hyseni: Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte, se çunat ia kanë çuar veshin. Flej rehat. Të du...!”
Agasi: Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?
Hyseni: Flej rehat, zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty
Fikja e radarëve, që u shndërruar në barsaleta në opinionin publik shqiptar, duket se nuk ka qenë një metaforë e përdorur nga Vlora Hyseni.
Informatorë të besueshëm pranë këtyre institucioneve kanë pohuar për emisionin Plug, se Vlora Hyseni ka patur një rrjet bashkëpuntorësh të mirëorganizuar në institucionet shqiptare, për përdorimin e mjeteve të përgjimit dhe informacionit, të cilat duket se nuk i përdorte vetëm për llogari të SHISH, por edhe të aktivitetit të saj të jashtëligjshëm.
Një prej linjave të bashkëpunimit është ajo me Kryetarin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala. Fjala radar perdoret në menyrë figurative sepse praktikisht bëhet fjalë për pergjimet parandaluese që agjensite e inteligjencës mund te kryejnë.
Por si i kontrollonte Vlora “radaret”, AKSHI etj?
Gjithçka kordinohej nëpërmjet mikut të saj më të ngusht, bashkëpunëtorit të saj, që në rrjetën e SPAK rezulton i lidhur ngushtësisht me aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit në disa nivele. Gentian Sala, ish drejtuesi i AMA-s, koordinatori i qeverisë shqiptare me qeverinë e Kosovës, por që në koridoret politike përflitet edhe për lidhjet e forta me Beogradin, është drejtuesi që krijoi kushtet teknike, për aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe ndonjë organizate tjetër famëkeqe.
Por për Gentjan Salën do të flasim në një emision tjetër në vijim, sepse ndalimi i TiK Tok që u trumpetua nga qeveria, si një masë parandaluese për përhapjen e videove me përmbajtje dhune, nuk ishte asgjë më pak por kirjimi i kushteve për të futur në Shqipëri një prej mekanizmave më famëkeq të përgjimeve.
Edhe këto pajisje përgjimesh, siç do ju tregojmë në vijim, janë futur në Shqipëri sërish nëpërmjet interesave kriminale, e përfshirjen e shtetasve izraelitë të hetuar dhe përfolur ndërkombëtarisht pikërisht për këto përgjime.
Po aq shqetësues është fakti, se legjislacioni shqiptar parashikon qartë se kur kryen përgjimet ndaj personave të caktuar, që në çdo rast kërkojnë një vendim gjykate, e nëpërmjet pajisjeve të certifikuara pranë institucioneve specifike të inteligjencës dhe ligjzbatuese.
Në këtë rast pikpyetja që ngrihet, por këto pajisje famkeqe të instaluara prej kohësh në Shqipëri, për llogari të kujt përgjojnë dhe me çfarë fondesh janë financuar?
Aq më tepër kur kostoja e këtyre përgjimeve dhe pajisjeve përllogaritet në miliona euro. Tashmë i mbetet SPAK të vërtetojë nëse nëpërmjet parave të taksapaguesve shqiptarë, struktura kriminale brenda shtetit shqiptarë kanë shpenzuar paratë e shqiptarëve në pajisje të paligjshme e për përgjime të paligjshme për llogari të organizatave kriminale ndërkombëtare.
Por fikja e radarëve duket se nuk ka ndodhur vetëm në këtë linjë, por edhe në radhët e Policisë së Shtetit.
Në vetë dosjen e hetimit për arrestimin e Ergys Agasit, shkruhet se pas disa orësh monitorim duke nisur nga vilat qeveritare në Durrës drejt Elbasanit, me të mbërritur në këtë qytet, konkretisht në zonën e tregut që njihet si baza e Suel Çelës, oficerët e terrenit urdhërohen të “fikin radarët”, dhe të zhvendosen disa kilometra pas, konkretisht në zonën e Bradasheshit, ku rinis monitorimi i lëvizjeve të Agasit pas takimeve që kreu në Elbasan.

Në gjykim u paraqit nga SPAK si provë raporti i vëzhgimit me datë 26.08.2026, i mbajtur nga punonjësit e policisë së Forcës se Posaçme Operacionale. Në këtë procesverbal përshkruhen veprimet e vëzhgimit sipas autorizimit të prokurorisë.
DOSJA GJYQËSORE:
“Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit. Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha”, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi i Bradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, në afërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjera me uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit të mbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit rezultoi shtetasi Ergys Agasi, i ulur në sediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pas verifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku”
Pyetjet që ngrihen janë: Pse oficerët e terrenit u urdhëruan të ndalonin monitorimin për rreth 5 orë në zonën e tregut dhe kush është “oficeri” që komunikoi me ta?
Kush e dha një urdhër të tillë dhe për cilën arsye? Kë takuan Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku dhe pse nuk shënohen në dosje këto të dhëna?
Shumë mesazhe të tjera janë zbuluar në telefonin e sekuestruar të Ergys Agasit, duke çuar, sipas dosjes, në arrestimin e Vlorës Hyseni dhe dy personave të tjerë. Ndonëse e kupton dhe e parandjen se historia e tyre nuk mund të ketë veçse një fund të keq, ajo e vijon atë me këmbëngulje.
Më 22 shtator, nga numri i saj me prefiks të Kosovës,+38349674303, ajo i shkruan:
VLORA HYSENI
Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot
Të gjithë ne.
Do përfundojmë keq, shpirt.
Teksa sot brenda Partisë Socialiste dhe mazhorancës qeverisëse përplasjet janë rritur mes klaneve, duket se Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi ishin pjesë tryezave vendimarrëse dhe diskutimeve për emrat e personave që do të merrnin poste nga EdI Rama.
Vlora Hyseni sms Ergys Agasit
“Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku
Nga transkriptet që SPAK ka siguruar, bie në sy që Vlora Hyseni raportonte tek Ergys Agasi edhe takimet dhe diskutimet me kryeministrin Edi Rama. Në një prej komunikimeve të zbardhura, Hyseni e informonte Agasin se po pritej për të shkuar te Kryeministri.
Vlora Hyseni sms Ergys Agasit
Po me presin me shku te KM….. Jo mo zemer une një ore nuk rri me shume me ate.
Më 24 gusht 2026, vetëm dy ditë përpara arrestimit të Agasit, ajo e njoftonte sërish për një takim të planifikuar me Kryeministrin.
Vlora Hyseni sms Ergys Agasit
Neser duhet ta takoj km ne 8:30.
Në një prej përgjimeve, që ngre dyshime të forta, se kryeministri Edi Rama ishte nëdijeni të të gjithë këtij aktiviteti është ai i zhvilluar më datë 19 gusht 2026, njëmuaj para se Ergys Agasi të arrestohej.
Vlora Hyseni sms Ergys Agasit
Skenderi me thirri me u taku te hënën…(Skënder Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Te shpresojm qe ka porosit Km…
Pra në këtë bisedë duket qartë, që Vlora Hyseni flet me siguri për një bisedë tëmundshme dhe porosi të Edi Ramës për Skënder Hitajn për hallin e tyre. Piëkrisht kjo shpresë e Vlora Hysenit, nxjerr në pah që edhe Edi Rama është i përfshirë në këto lidhje të errrëta, duke i krijuar edhe bindjen Vlora Hysenit se ai do të porosiste Drejtorin e Policisë për të mos arrestuar Ergys Agasin. Por edhe këtë herë duket se balanca dhe fati i ushtarëve të përdorur nga kryeministri i vendit ka ndryshuar sërish.
© SYRI.net