“Amerika duhet të ruajë hegjemoninë”, Kapri në Top Story: Pse dominimi amerikan është i rëndësishëm për Shqipërinë

18/11/2026 22:10

Në një rend botëror që po ndryshon me shpejtësi, rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë po riformëson edhe një herë qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës ndërkombëtare.

A kemi të bëjmë me një shkëputje nga tradita presidenciale amerikane apo me një përshtatje të strategjisë së Uashingtonit për të ruajtur dominimin global përballë fuqizimit të Kinës dhe aktorëve të tjerë?

Në studion e Top Story me Grida Dumën, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, argumenton se Trump nuk po ndryshon thelbin e politikës amerikane, por po hedh bazat e një strategjie të re për dekadat e ardhshme. Sipas tij, ruajtja e hegjemonisë amerikane është një interes strategjik edhe për Shqipërinë dhe sigurinë e saj.

Erald Kapri: “Unë mendoj se nuk ka ndryshuar gjë në thelb, përkundrazi Trumpi tregon atë që Amerika e ka treguar në shekuj e dekada, aftësinë për të ndryshuar. Në më shumë se afërsisht 250 vite që Amerika tani po bëhet si shtet, ka nisur nga doktrina Monroe, që nënkupton që Amerika nuk do merret fare me politikë të jashtme, të merret vetëm me çështje të brendshme te politika për më shumë se një shekull që Amerika të jetë edhe si polici i botës.

Mendoj që Trump po lëviz Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke parë se çfarë po lëviz bota në tërësi. Pra, ka ndryshuar ekonomia, ka ndryshuar qasja, ka ndryshuar shoqëria. E Trump po kërkon që të garantojë hegjemoninë amerikanë edhe për dekadat e ardhshme. Aftësia e amerikanëve kjo është, përshtatja e tyre.

Pas rënies së murit të Berlinit, pra triumfit të ideologjisë liberale në botë, amerikanët nisën politikën e globalizmit. Pra për të hapur ekonomitë, për të fuqizuar ekonomikisht edhe lindjen. Tashmë në më shumë se 3 dekada u pa që lindja po fuqizohet më shumë seç ata e kishin menduar. Kështu që Trump po hedh bazat e një politike të re amerikane që ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta domonojnë këtë sfidë të së ardhmes.

Ne e dimë që G7 që është tani, shumë shpejt nuk do të jetë e njëjta. Kemi Kinën, Indinë, Indonezinë, Brazilin, shumë vende që nuk mund ti konsiderojmë miqësorë dhe aleatë me SHBA. E nënë këtë situatë, ata po fillojnë të lëvizin. E ky është një lajm i mirë për ne shqiptarët se kemi një aleancë strategjike me SHBA dhe me botën në tërësi. Ne duhet të jemi shumë të interesuar që Amerika të vijojë të ketë hegjemoninë në botë sepse është një garanci për lirinë, për drejtat dhe demokracinë. Imagjinoni sikur të bëhej Kina polici i botës”.

Top Channel