Deco theu heshtjen dhe zbuloi se për cilin lojtar Barcelona pendohet më shumë

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar se për cilin futbollist klubi katalanas ka më shumë keqardhje që nuk arriti ta transferonte në “Camp Nou”.
Në një intervistë për emisionin “Tot Costa” të “Radio Catalunya”, Deco u pyet të zgjidhte mes tre emrave të njohur të futbollit: Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva.
Barcelona kishte pasur interesim për këta futbollistë, por për arsye të ndryshme nuk arriti t'i transferonte. Kur iu kërkua të tregonte se për cilin prej tyre ndiente më shumë keqardhje, drejtori sportiv nuk hezitoi shumë në përgjigjen e tij.
“Luis Diaz”, u përgjigj shkurt Deco, duke lënë të kuptohet se sulmuesi kolumbian ishte transferimi që Barcelona do të dëshironte më shumë ta kishte realizuar.
Diaz aktualisht është pjesë e Bayern Munichut, ndërsa Julian Alvarez luan te Atletico Madridi. Në ndërkohë, Bernardo Silva është pjesë e Manchester Cityt. /Telegrafi/











































