Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur
Policia e Tiranës ka reaguar këtë të mërkurë zyrtarisht duke hedhur poshtë pretendimet e protestuesit me iniciale E. Gj., i cili ka akuzuar efektivët për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe në zyrën e shefit të këtij komisariati, pasi është shoqëruar gjatë protestës në Tiranë.
Sipas njoftimit, policia sqaron se E. Gj. është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin Nr. 1 dhe në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë për pesë vepra penale. Ndërkohë, ditën e sotme, E. Gj. është paraqitur në spital i lënduar në njërin sy, ku policia bën me dije se ai ka deklaruar se është dhunuar nga persona të panjohur.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:
Në lidhje me pretendimet e shtetasit E. Gj. për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe në zyrën e shefit të Komisariatit, sqarojmë opinionin publik se këto pretendime nuk janë të vërteta.
Shtetasi E. Gj. është shoqëruar mbrëmjen e datës 17.11.2026 në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”.
Në momentin e largimit nga ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, shtetasi E. Gj. ka nënshkruar procesverbalin e veprimeve të kryera nga punonjësi i Policisë me personin e ndaluar përkohësisht, në të cilin ka deklaruar se nuk kishte pretendime në lidhje me veprimet e kryera nga punonjësit e Policisë.
Njëkohësisht, bëjmë me dije se shtetasi E. Gj. nuk është thirrur dhe as shoqëruar në asnjë moment në zyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se, më datë 18.11.2026, rreth orës 15:05, ky shtetas është paraqitur në spital me dëmtime në pjesën e syrit të majtë. Në momentin kur është pyetur nga punonjësit e Policisë të planizuar me shërbim pranë spitalit, ai u ka bërë me dije se, më datë 17.11.2026, rreth orës 21:30, pranë ish-Hotel Dajtit, është ndaluar dhe dhunuar nga disa shtetas që nuk i njeh. Gjatë pyetjeve të bëra nga Patrulla e Përgjithshme ka qenë i pranishëm edhe një avokat. Sqarojmë gjithashtu se ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallëzim. Për këtë rast është njoftuar edhe salla operative e DVP Tiranë.

Tabaku zbulon votën e PD-së për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës
Tomorri-opozitës: Dilni dhe sqaroni pse buxheti është i keq, është ligji më i rëndësishëm
Spiropali u shfaq në Kuvend, çfarë do thotë dhe si pritet të votojë? Hoxha: Ndodhet në kafenenë e Kuvendit
- 22:30 Irani: Tre tankerë goditën minat në lindje të Ngushticës së Hormuzit, u përfshinë nga flakët
- 22:11 Kryeministri i Armenisë: Vendi ynë nuk ka në plan të anëtarësohet në NATO, pavarësisht afrimit me BE-në
- 22:00 Pochettino: Mançesteri nuk do të jetë gjithmonë blu, do ta rikthej Man United në klubin më të suksesshëm
- 21:57 Tabaku zbulon votën e PD-së për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës
- 21:47 Dëmet në “urën e Putinit” mund të bllokojnë furnizimet ruse për Krimenë
- 21:33 Dyshimet për vdekjen e Epstein, vëllai i tij publikon fotot e autopsisë dhe kërkon hetim për vrasje