“SHBA na ka dhënë shumë, por kemi gabuar”, Balliu në Top Story: Këto presidentë amerikanë përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe Kosovës
Në emisionin “Top Story”, të moderuar nga Grida Duma, mbrëmjen e sotme u diskutua mbi figurat e presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimin e tyre në historinë botërore dhe mënyrën se si ndërtohet e forcohet pushteti i tyre politik.
Gjatë diskutimit, analisti Arian Curri u ndal te krahasimi mes liderëve amerikanë dhe atyre shqiptarë, duke theksuar ndikimin e madhësisë së shtetit, fuqisë politike dhe grupeve të interesit në formësimin e këtyre figurave.
Ai solli në vëmendje presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, duke komentuar mënyrën se si ky i fundit arriti t’i imponohej edhe vetë partisë së tij.
“Edhe ata copë i bëjnë, nuk është se i falin. Por kjo e të bërit copë i bën ata më të fortë. Të arrish të fillosh karrierën nga poshtë lart, siç kanë bërë shumica e presidentëve, duke u bërë senatorë, kongresmenë, drejtimin e partive dhe pastaj nominimin. Nuk jam i sigurt nëse është vetëm përpjekja e tyre, kam idenë që ndihmohen nga lobime. Grupet pas tyre janë më të fuqishme nga ato që shohim ne. Është një luftë shumë e madhe, dy dhe janë vrarë.
Do të doja të rrija në analizën filozofike. Ajo që bëri Trump “bëje Amerikën sërish të madhe” ishte një gjetje perfekte PR, ku ai arriti që t’i imponohej dhunshëm edhe partisë së tij, e cila në fillimet e saj nuk është se e duronte dot. Me dhunë, duke bërë aleancë me votuesit republikanë, arriti që t’ju imponohej atyre. Kaq i madh ishte imponimi i tij saqë është ndoshta një nga dy presidentët që arritën të fitonin një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm. Ai bën ç’të dojë, i njeh dhe nuk i njeh zgjedhjet. Mund t’i çojë njerëzit gati në një luftë civile. Mund të imitojë. Gjithë hemisfera perëndimore po amerikanizohet. Gen Z më shumë flet amerikanisht se sa shqip. Vjen një moment ku Trump, ku cinizmi i tij shkon në absolutizëm, kur përpara votimit të mesmandatit thotë “votoni sikur në fotot e votimit të ishte emri im”. Mbasi humbi zgjedhjet e mesmandatit tha “ne humbën se në fletët e votimit nuk ishte emri im”. Duket se partia e tij po e nxjerr atë përgjegjës të humbjes, lufta është e madhe”, tha Curri.
Top Channel