Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi mes lotësh përshëndetet me familjen pas vizitës së shkurtër humanitare sot në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada

Ashtu siç ishte paralajmëruar, vizita e Jakup Krasniqit për sot ka përfunduar fiks në orën 17:00. Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, ai është parë teksa futet në veturat e EULEX-it.

Fotoreporteri i KOHËS, Driton Paçarada, ka kapur momentet kur Krasniqi del nga shtëpia. Ai është parë i përlotur teksa përshëndetej me familjen. 


Jakup Krasniqi vjen për vizitë familjare në Kosovë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar për KOHËN se Jakup Krasniqit i është lejuar një vizitë në Kosovë, për siç thanë – arsye bindëse humanitare.

Në përgjigje u theksua se kjo është vizita e 15-të e një të paraburgosuri në Kosovë e cila u autorizua nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare, por nuk u dhanë detaje të tjera për kohën e qëndrimit të Krasniqit në Kosovë apo edhe arsyet konkrete.

Vëllai i Krasniqit ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e bashkëshortes së Jakup Krasniqit nuk është stabile dhe se së fundmi ka qenë duke u trajtuar në Turqi. Ka shtuar se ai nuk po lejohet ta shoh të vëllain pasi mund t’i anulohet vizita.

Edhe Krasniqi në vizitë te familja shkaku i gjendjes shëndetësore të gruas LAJMET E MBRËMJES Krasniqi në vizitë te familja shkaku i gjendjes shëndetësore të gruas

Kjo është hera e dytë që ai vjen për vizitë në Kosovë. Herën e parë, ai kishte qëndruar në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues i ka udhëzuar Sekretariatin të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Jakup Krasniqin. Kjo është vizita e 15-të e tillë nga një i paraburgosur në Kosovë, e urdhëruar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e menaxhuar nga gjykata deri më sot”, thuhet në përgjigje.

Jakup Krasniqi, njëri nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në shkallën e parë është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

Disa aktivistë të organizatës “Liria ka emër” kanë shkuar për ta pritur Krasniqin para shtëpisë së tij.

Edhe Vajza thotë se Jakup Krasniqi ka refuzuar kujdesin mjekësor në Hagë Arbëri Vajza thotë se Jakup Krasniqi ka refuzuar kujdesin mjekësor në Hagë

Çlirim Haziri ka thënë se janë vetëm një grup i vogël që duan ta shohin atë.

Ai ka thënë se nëse ka kërkesë të largohen, do të largohen.

No description available.
Foto: Driton Paçarada