
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se Donald Trump dhe Xi Jinping kanë fuqinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vetëm me një takim. Por ai paralajmëroi se çdo bisedime paqeje pa pjesëmarrjen e Kievit do të përbënte një “gabim i madh”. Deklarata u bë gjatë një interviste për NBC News, përpara takimit të ardhshëm trepalësh mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, sipas asaj që raporton Euronews Albania.
Sipas Zelensky Trump dhe Xi kanë fuqinë ta ndalin luftën, por ai kundërshton bisedimet pa Ukrainën. Zelenskyy kritikoi idenë se fuqitë e mëdha mund të vendosin vetë të ardhmen e shteteve të tjera. Ai theksoi se “vendet e mëdha besojnë se mund të marrin vendime për të ardhmen e botës”.
Por, sipas tij, “nuk mund të vendosësh për një vend, madje as për një të vogël, pa pjesëmarrjen e vetë vendit”. Ai shtoi se mjafton që fuqitë të kërcënojnë me sanksione mbi tregtinë me Rusinë për të ndryshuar ecurinë e konfliktit. Pavarësisht rezervave për bisedimet pa përfaqësimin ukrainas, presidenti ukrainas argumentoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë fuqinë e nevojshme ekonomike dhe politike për ta detyruar Vladimir Putinin të ndalojë luftën.
Sipas tij, “midis SHBA-së dhe Kinës ka fuqi të mjaftueshme për ta ndaluar Putinin në një takim”. Zelenskyy shpjegoi se do të mjaftonte që Donald Trump dhe Xi Jinping të deklaronin se kanë ndërmend të vendosin sanksione mbi tregtinë me Rusinë. “Dhe kaq ishte.
Lufta mbaroi”, tha ai. Kjo deklaratë vjen në një moment kur takimi trepalësh mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës pritet të zhvillohet, dhe presidenti ukrainas kërkon që zëri i Ukrainës të dëgjohet në çdo negociatë që prek të ardhmen e vendit të tij.
