Ministrja Adea Pirdeni: Reforma në administratën publike, për t’u përballur me sfidat e të qeni vend anëtar i BE-së

Gjatë diskutimit në Kuvend të pr.buxhetit 2027, ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2027, fokusohet në konsolidimin institucional të reformës në administratën publike, modernizimin e shërbimit civil dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të administratës.

Gjithashtu, Pirdeni u shpreh se këto drejtime përcaktojnë dhe mënyrën se si është konceptuar buxheti 2027.

Të lidhura

None found

“Kemi konsolidimin institucional me integrimin e Departamentit të Administratës Publike si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit në aparatin e Ministrisë së re. Funksionet e administrimit dhe zhvillimit të shërbimit civil, por dhe funksionet e koordinimit të reformës, ato që lidhen me përgjegjësitë në fushën e parandalimit të luftës kundër korrupsionit do të ushtrohen tashmë brenda një strukture të vetme institucionale. Ky organizim synon drejtim më koherent të politikave, koordinim më të mirë ndërinstitucional dhe përgjegjësi më të qartë për rezultatet”, tha Pirdeni.

Duke u ndalur te modernizimi i shërbimit civil, Pirdeni theksoi se reforma e sapolançuar dhe shkalla e meritës, synon të forcojë lidhjen nëpërmjet kompetencave profesionale nga njëra anë dhe vlerësimit të performancës nga ana tjetër.

Sipas saj, synohet përparimi në karrierë, duke i dhënë peshë më të madhe rezultateve të punës dhe cilësisë së drejtimit të institucioneve publike.

Pirdeni theksoi se përafrimi me standardet evropiane, transformimi digjital dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë kërkesat ndaj administratës.

“Kërkesa buxhetore e konsoliduar e Ministrisë për Administratën Publike për vitin 2027 është 595 milionë lekë. Në vlerësimin e kësaj kërkese duhet të merret parasysh fakti që transferimi i funksioneve ekzistuese të lidhura me shërbimin civil dhe me parandalimin e korrupsionit bëhen pjesë e këtij buxheti të parashikuara tashmë në planin buxhetor afatmesëm deri në vitin 2029”, shtoi Pirdeni.

Më tej, Pirdeni theksoi se reforma e administratës publike, ka karakter horizontal dhe shtrihet në të gjitha institucionet e administratës shtetërore, ndaj dhe aftësia e ministrisë për të drejtuar dhe ndjekur zbatimin e saj ndikon në funksionimin e administratës në tërësi.

“Një pjesë e rëndësishme e burimeve të planifikuara për vitin 2027 do të mbështesë modernizimin e administratës publike mbi instrumente të reja të reformës së shërbimit civil dhe brenda kësaj shume është parashikuar gjithashtu zhvillimi dhe i sistemeve të reja digjitale dhe gjithashtu një sistem i ri i vlerësimit të performancës së drejtuesve të administratës”, shtoi Pirdeni.

Pirdeni nënvizoi rëndësinë e rolit të shkollës shqiptare të administratës publike, për ta përgatitur administratën publike jo vetëm për procesin e negociatave të anëtarësimit, por edhe për t’u përballur me sfidat e të qeni një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Ndaj sipas saj, pr.buxheti 2027 duhet të lexohet dhe në kontekstin e angazhimeve që Shqipëria ka tashmë në kuadër të procesit të anëtarësimit.

“Raporti i fundit i progresit njeh arritjet e deritanishme në reformën në administratën publike, duke vlerësuar Shqipërinë me një nivel të moderuar përgatitjeje në këtë fushë. Ky vlerësim konfirmon progresin e bërë, ndërsa na vendos gjithashtu përpara një përgjegjësie të madhe për të konsoliduar rezultatet dhe për të garantuar qëndrueshmëri të reformave”, theksoi ajo.

Pr.buxheti 2027, sipas Pirdenit, është buxheti që shkon më afër nevojave të çdo shqiptari duke përkthyer rritjen ekonomike në një sistem shpërndarje më të drejtë të të ardhurave dhe me mundësinë më të prekshme për familjet shqiptare.

“Nga ky këndvështrim, punonjësit e administratës publike shqiptare nuk shihen vetëm si njerëzit që zbatojnë politikat e shtetit dhe mbartin përgjegjësinë e madhe për t’u shërbyer me ndershmëri dhe korrektësi qytetarëve. Nuk mund të kërkojmë vazhdimisht standarde më të larta nga shërbimi publik pa i kushtuar vëmendje të veçantë mirëqenies së njerëzve që e garantojnë atë çdo ditë”, theksoi ajo.

Në vazhdën e procesit tërësor të rishikimit të pagave në administratën publike që ka nisur që nga viti 2023 me një rritje nga 35% deri në 65% dhe projektbuxheti i këtij viti vazhdon po në këtë frymë, duke sjellë rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Pirdeni theksoi se pr.buxheti 2027 garanton një sistem më të drejtë të shpërndarjes së të gjithë sistemit të pagave në administratë.


Shtuar më 19.11.2026 08:56

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet