• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

by editor
November 19, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet në vendin e 91-të mes 143 vendeve dhe juridiksioneve në Indeksin e Shtetit të së Drejtës për vitin 2026, të publikuar nga World Justice Project (WJP), me një vlerësim prej 0.48 pikësh në shkallën nga 0 në 1. Vendi ka humbur katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rezultati i përgjithshëm është ulur me rreth 0.01 pikë.

Në krahasimin me vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në të dhënat e paraqitura, Shqipëria lë pas vetëm Serbinë, e cila renditet në vendin e 95-të me 0.46 pikë. Mali i Zi ka rezultatin më të lartë mes këtyre pesë vendeve, duke u renditur i 57-ti në botë me 0.57 pikë, i ndjekur nga Kosova në vendin e 59-të me 0.56 pikë dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 65-të me 0.54 pikë. Diferenca mes Shqipërisë dhe Malit të Zi arrin në 0.09 pikë, ndërsa Kosova qëndron 32 pozicione më lart në renditjen globale.

Raporti i World Justice Project vlerëson funksionimin e shtetit të së drejtës përmes tetë faktorëve, që përfshijnë kufizimin e pushtetit qeveritar, mungesën e korrupsionit, transparencën e qeverisjes, të drejtat themelore, rendin dhe sigurinë, zbatimin e rregullave, drejtësinë civile dhe atë penale.

Për Shqipërinë, disa prej rezultateve më të dobëta lidhen me korrupsionin, ku vendi merr 0.37 pikë dhe renditet i 107-ti në botë, si dhe zbatimin e rregullave, me 0.42 pikë dhe vendin e 114-të. Edhe drejtësia civile mbetet ndër fushat me vlerësim të ulët, me 0.44 pikë dhe vendin e 105-të.Vendet e Europës Veriore vazhdojnë të dominojnë renditjen për funksionimin e shtetit të së drejtës. Danimarka kryeson me 0.90 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 0.89 dhe Finlanda me 0.87 pikë.Në pesëshen e parë përfshihen gjithashtu Suedia dhe Luksemburgu, duke konfirmuar pozicionin e fortë të vendeve të Evropës Veriore dhe Perëndimore në treguesit e pavarësisë së institucioneve, mbrojtjes së të drejtave dhe kontrollit të pushtetit qeveritar.

Në anën tjetër të renditjes ndodhen Venezuela, me rezultatin më të ulët prej 0.26 pikësh, Afganistani dhe Haiti.

Sipas World Justice Project, përkeqësimi i funksionimit të shtetit të së drejtës lidhet kryesisht me dobësimin e mekanizmave që kufizojnë pushtetin ekzekutiv, ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor dhe kufizimin e lirive qytetare.

Për të nëntin vit radhazi, numri i vendeve që shënojnë përkeqësim është më i lartë se ai i vendeve që përmirësohen. Në vitin 2026, treguesit e shtetit të së drejtës janë përkeqësuar në 62% të vendeve të vlerësuara, ndërsa 38% kanë regjistruar përmirësim.

Liria e shprehjes përkeqësohet në 64% të vendeve

Një nga gjetjet më shqetësuese të raportit lidhet me kufizimin e lirive themelore dhe dobësimin e hapësirës për pjesëmarrjen qytetare.

Sipas indeksit, liria e mendimit dhe e shprehjes është përkeqësuar në 64% të vendeve, ndërsa liria e tubimit dhe e organizimit ka shënuar rënie në 67% të tyre.

Edhe pjesëmarrja qytetare është dobësuar në 65% të vendeve të analizuara, duke treguar një prirje më të gjerë të kufizimit të mundësive për kontrollin publik të institucioneve.

Këto zhvillime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në lirinë e medias, duke kufizuar mundësitë e gazetarëve dhe qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga qeveritë.

Raporti tregon gjithashtu se ndikimi i papërshtatshëm i qeverive mbi sistemet e drejtësisë mbetet një problem i përhapur. Drejtësia civile ka shënuar përkeqësim në 64% të vendeve dhe ajo penale në 58% të tyre. /ekofin.al

Previous Post

Gazetari denoncon dy deputetët e PS: Më ofenduan dhe kërcënuan pse po fotografoja në Kuvend

editor

editor

TË FUNDIT

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

November 19, 2026
Gazetari denoncon dy deputetët e PS: Më ofenduan dhe kërcënuan pse po fotografoja në Kuvend

Gazetari denoncon dy deputetët e PS: Më ofenduan dhe kërcënuan pse po fotografoja në Kuvend

November 19, 2026
Me shi dhe erë të fortë, si parashikohet moti sot

Me shi dhe erë të fortë, si parashikohet moti sot

November 19, 2026
“Dështim i përsëritur”/ PS dhe PD kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore

“Dështim i përsëritur”/ PS dhe PD kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore

November 18, 2026
“Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, Rama thotë se nuk do të largohet” – The Atlantic: Si projekti i Jared Kushner ndezi një lëvizje në Ballkan

“Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, Rama thotë se nuk do të largohet” – The Atlantic: Si projekti i Jared Kushner ndezi një lëvizje në Ballkan

November 18, 2026
Durrës/ Plagoset një person pranë zonës së plazhit

Durrës/ Plagoset një person pranë zonës së plazhit

November 18, 2026
Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

November 18, 2026
Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

November 18, 2026
Mbyllet protesta e 172-të kundër qeverisë

Mbyllet protesta e 172-të kundër qeverisë

November 18, 2026
Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

November 18, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL