
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një grup turistësh që përshëndesin nga gjurmët e lashta të Rrugës Egnatia, ku kalldrëmi i vjetër, natyra dhe mikpritja e banorëve të zonës të ftojnë në një udhëtim mes historisë dhe traditës.
“Dhe me këtë përshëndetje nga gjurmët e lashta të Rrugës Egnatia, në segmentin Qukës-Skënderbe–Dardhë, ku kalldrëmi i vjetër, natyra dhe mikpritja e banorëve të zonës të ftojnë në një udhëtim mes historisë dhe traditës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.