
Mykhailo Mudryk ka rrëfyer momentet e vështira që ka përjetuar gjatë viteve të fundit, duke zbuluar ndikimin e rëndë psikologjik që pati mbi të çështja e pezullimit për doping.
Sulmuesi ukrainas, ish-futbollist i Chelsea, ka folur hapur për periudhën e errët të karrierës së tij, duke treguar se lajmi për pezullimin e kishte tronditur plotësisht dhe se në momentet më të vështira kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës.
“Nuk mund ta besoja se ishte e vërtetë. Gjithçka erdhi krejt papritur”, rrëfeu Mudryk.
Më tej, futbollisti tregoi se situata kishte ndikuar rëndë në gjendjen e tij psikologjike.
“Më goditi shumë rëndë psikologjikisht. Mendova të bëja vetëvrasje, por shpejt kuptova se kjo nuk ishte zgjidhja”, u shpreh ai.
Rrëfimi i ukrainasit nxjerr në pah një anë tjetër të karrierës së një futbollisti profesionist, ku presioni, pasiguria dhe vështirësitë personale mund të lënë pasoja të thella përtej fushës së lojës.