Ngjarja është riregjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës.
Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën.
Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44-vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”.
Materialet janë referuar pranë prokurorisë së Korçës ku do te vijojnë edhe veprimet e mëtejshme.


