Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, i arrestuar në muajin tetor në Lezhë, nën dyshimin se kishte planifikuar një atentat.

Pas 38 ditësh në paraburgim, 38-vjeçari do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Piroli u arrestua më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç.

Të tre dyshoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.

Me vendimin e fundit të Apelit, Piroli do të qëndrojë jashtë qelisë, por nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa çështja penale ndaj tij vijon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb