Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të premten, nuk ka rifilluar ende, megjithëse ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00.
Ndër pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohen në këtë seancë është Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur me emrin Ligji për Specialen.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, vetëm pak minuta para rifillimit të seancës, Vlora Çitaku, e cila ushtron detyrën e kryetares së PDK-së, dhe Bedri Hamza u takuan me kryeministrin Albin Kurti.
Pas përfundimit të takimit, Çitaku deklaroi se nuk ka mospajtime mes palëve për përmbajtjen e ligjit, por dallimet vazhdojnë të ekzistojnë në aspektin procedural.
“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje. Dallimet i kemi ende në procedurë, diskutimet vazhdojnë”, u shpreh Çitaku.
Në anën tjetër, për ditën e sotme është thirrur edhe një seancë e re e Kuvendit të Kosovës, me gjithsej 12 pika në rendin e ditës.







