Bukë misri me salcë kosi dhe hudhër, shije fantastike nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!
Përbërësit:
Bukë misri
300 gr kos
100 gr pana kuzhine
2–3 thelpinj hudhër të shtypur
Kripë sipas shijes
Pak vaj ulliri
Kopër e grirë
Presim bukën e misrit në feta ose copa. Vendosim pak vaj ulliri në tigan dhe skuqim bukën nga të dyja anët derisa të marrë ngjyrë të artë e krokante. Në një tas përziejmë kosin me panën, hudhrën e shtypur, kripën dhe koprën e grirë. Hedhim salcën sipër bukës së ngrohtë ose e shërbejmë anash. Mund të shtojmë pak vaj ulliri sipër për më shumë shije.




