Byreku disk që nuk e keni provuar ndonjëherë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!
Përbërësit për brumin:
500 gr miell OLA
270 ml kefir
1 vezë
1 lugë çaji maja
2 lugë gjelle ajkë
100 gr gjalpë
½ lugë çaji kripë
Për mbushjen:
250 gr gjizë
150 gr djathë të grirë
50 gr djathë të grirë (për sipër)
1 vezë
Kripë
30 gr gjalpë
Arrë moskat
¼ speci i kuq
Për lyerjen
1 e verdhë veze
1 lugë qumësht
Përgatitja:
Në një tas përziejmë miellin, kefirin, vezën, kripën, gjalpin e shkrirë, ajkën dhe majanë. Punojmë brumin derisa të formohet një masë e butë dhe e njëtrajtshme.
E vendosim në një enë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta, derisa të fryhet.
Brumin e ndajmë në dy pjesë. Secilën e hapim me petës në formë rrethore, me diametër rreth 35 cm.
E vendosim petën mbi letër pjekjeje. Në qendër bëjmë një prerje në formë kryqi, rreth 8 cm nga qendra, dhe një prerje tjetër që të formohen tetë ndarje
Në një tas përziejmë gjizën, 150 gr djathë të grirë, vezën, 30 gr gjalpë, kripën dhe arrën moskat.
Vendosim gjysmën e mbushjes në formë unaze, rreth 2 cm larg anës së jashtme të petës.
Sipër shpërndajmë djathin e mbetur dhe specin e kuq të prerë në kubikë të vegjël
Marrim cepat e brumit nga qendra dhe i bashkojmë me anësoren e petës, duke i ngjitur mirë.
Kështu formojmë një byrek të bukur në formë disku.
Përsërisim të njëjtën procedurë edhe me pjesën tjetër të brumit dhe mbushjes
Vendosim byrekët në tava të shtruara me letër pjekjeje.
I mbulojmë dhe i lëmë të pushojnë për 25–30 minuta.
Rrahim të verdhën e vezës me një lugë qumësht dhe lyejmë sipërfaqen e byrekëve me furçë.
I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.




