Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se aktualisht ka ndërprerje të disa shërbimeve që lidhen me sistemin, si pasojë e dëmtimit të kabllove të rrjetit në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet përgjegjëse janë duke punuar në sanimin e problemit dhe rikthimin e funksionimit të rrjetit në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.


“Për shkak të dëmtimit të kabllove të rrjetit në Fushë Kosovë, aktualisht kemi ndërprerje të shërbimeve që kanë të bëjnë me sistemin edhe në komunën e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin deri në tejkalimin e kësaj situate. /Telegrafi/