Një aktivitet i paligjshëm në tregtimin e lëndëve piroteknike është zbuluar nga policia në Durrës, si pasojë është arrestuar një 18-vjeçar. Ai dyshohet se shiste fishekzjarrë dhe kapsolla të kontrabanduara, si në dyqan ashtu edhe përmes internetit. Gjatë operacionit janë sekuestruar qindra artikuj piroteknikë, ndërsa një 24-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se tentoi të largonte dhe fshihte një pjesë të tyre.