Shkelje gjatë një hetimi, KLP merr masë disiplinore ndaj prokurores së Dibrës

19 Nëntor 2026 | 12:04

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktim mase disiplinore ndaj magjistrates S.Q., prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, duke i caktuar masën “Vërejtje publike”, ndërsa ILD kishte propozuar masë “Ulja e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit”

Kërkesa e ILD erdhi pas një hetimi disiplinor të nisur kryesisht e që evidentoi shkelje të prokurores në zbatimin e legjislacionit procedural penal.

Sipas raportit të ILD prokurorja kishte refuzuar t’i përcillte Gjykatës së Apelit informacionin e kërkuar, duke e argumentuar me ruajtjen e sekretit hetimor. Gjykata e vlerësoi këtë qëndrim si zbatim i gabuar i legjislacionit procedural penal, që ndikoi në shqyrtimin e masës së sigurimit dhe kufizoi kështu mundësinë e gjykatës për të shqyrtuar plotësisht ankimin në një çështje që lidhej me të drejtën e individit për liri.

ILD vlerësoi se prokurorja kishte vijuar me të njëjtin qëndrim, pavarësisht njohurive dhe përvojës së saj profesionale. Sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kjo sjellje e vullnetshme përbën shkelje të rëndë disiplinore, që dëmton imazhin e sistemit të drejtësisë, besimin e publikut dhe rrezikon të krijojë precedent negativ edhe për magjistratë të tjerë, duke nxitur përsëritjen e praktikave të papërshtatshme në raste të ngjashme.

Si konkluzion, ILD i propozoi KLP-së uljen e përkohshme të pagës deri në 40 për qind, për një periudhë deri në një vit ndaj prokurores S.Q., bazuar në nenin 102, pika 2, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016, të ndryshuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi kërkesën pjesërisht, duke i caktuar masë tjetër, atë të “Vërejtjes publike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ina Zhupa: Rama kundër PE, refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugë për ndërtimet në zonat e mbrojtura

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi këtë të enjten në një konferencë për mediat se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dalë kundër kërkesave...
12:03 | 19/11/2026

Ministri Gonxhja: Bizneset që sponsorizojnë kulturën, artin dhe sportin do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin

Bizneset që sponsorizojnë sportin, artin dhe kulturën mund të përfitojnë lehtësi fiskale deri në 30% të tatimit mbi fitimin e paguar. Kjo parashikohet në projektligjin...
12:02 | 19/11/2026

Siguria në shkolla, certifikohen punonjësit e Policisë, platforma “Help4You” tashmë edhe në shqip

Punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë janë certifikuar pas përfundimit të trajnimit për sigurinë në shkolla, të...
11:55 | 19/11/2026