Ekonomia shqiptare pati rritjen më të madhe në rajon për vitin 2025, duke lënë pas të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Por, nëse kjo rritje zhvishet nga kontributi i taksave neto dhe administratës në Prodhimin e Brendshëm Bruto, tabela përmbyset. Vitin e kaluar, ekonomia jonë u zgjerua me 3.66 për qind. Një analizë e revistës Monitor, bazuar tek të dhënat zyrtare të INSTAT tregon se kontributi i kryesor në këtë zgjerim mbërriti nga administrate shtetërore me 1.65 pikë përqindjeje, ndjekur më pas nga taksat neto me 1.15 pikë përqindjeje, ndërsa efekti rritës nga sektorët privatë ishte vetëm 0.85 për qind. Kontributi i administratës në zgjerimin e ekonomisë u nxit nga politika agresive e qeverisë përgjatë vitit 2025 për rritjen e pagave pothuajse në të gjithë sektorët shtetërorë, teksa taksat ishin efekt zinxhir që u rritën prej rritjes së këtyre rrogave.