Përfundon samiti historik Xi-Trump-Putin në Shenzhen, 4 pikat kryesore të dakordësuara

19 Nëntor 2026 | 12:21

Ka përfunduar takimi i parë historik trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i zhvilluar në Shenzhen të Kinës. Bisedimet zgjatën pak më shumë se 90 minuta dhe u përqendruan te çështjet kryesore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në përfundim të takimit, tre liderët dolën me një deklaratë të përbashkët, ku u evidentuan disa çështje me rëndësi për rendin ndërkombëtar.

Përfundimet e përbashkëta të plota:

Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të nxitur reformën e Kombeve të Bashkuara në mënyrë që ajo të mund t’i përgjigjet më efektivisht sfidave globale dhe të përmbushë misionin e saj themelor të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Të tre vendet planifikojnë të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës në dobi të të gjitha kombeve. Ata riafirmuan rëndësinë e rrjedhave të qëndrueshme të energjisë.

Të tre krerët e shteteve pranuan se parimi i pëlqimit kombëtar dhe respekti për imunitetin e zyrtarëve shtetërorë janë me rëndësi të madhe dhe ranë dakord që Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe organe të tjera të ngjashme nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.

Të tre krerët e shteteve riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet. Të tre vendet do të angazhohen në dialog për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes bërthamore.

Gjatë takimit, Xi Jinping nënvizoi rëndësinë e mirëkuptimit dhe komunikimit mes Kinës, SHBA-së dhe Rusisë, duke vënë theksin te domosdoshmëria e shmangies së një konflikti bërthamor.

Nga ana e tij, Donald Trump foli për mundësinë e reduktimit të arsenalit bërthamor, duke pranuar se një proces i tillë është i vështirë për t’u realizuar. Ai kritikoi gjithashtu liderët ndërkombëtarë që refuzojnë të mbajnë kanale komunikimi me Moskën dhe Pekinin.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin theksoi përgjegjësinë e përbashkët që kanë tri fuqitë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.

Përpara takimit trepalësh, tre liderët zhvilluan edhe kontakte dypalëshe, ku në agjendë ishin lufta në Ukrainë, zhvillimet në Iran dhe çështjet tregtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulimi i spiunazhit kibernetik 5-vjeçar në Bullgari: Hakerët vodhën mbi 62 milionë faqe dokumentesh qeveritare

Hakerët vodhën më shumë se 62 milionë faqe dokumentesh të qeverisë bullgare në një operacion pesëvjeçar të spiunazhit kibernetik që autoritetet e kanë ndërprerë, tha...
12:28 | 19/11/2026

Zgjedhjet presidenciale FIFA 2027, kush janë dy rivalët e Infantinos

Tre kandidatë do të kandidojnë për presidencën e FIFA-s në zgjedhjet e marsit 2027, me Gianni Infantino që përballet me dy figura nga bota e...
12:13 | 19/11/2026

Parlamenti danez ratifikon marrëveshjen e sigurisë me SHBA-në për Groenlandën

Parlamenti danez ka ratifikuar marrëveshjen e sigurisë të nënshkruar në shtator nga Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Groenlanda , duke i dhënë dritën jeshile hyrjes...
11:54 | 19/11/2026