Një përplasje fizike është regjistruar në burgun e Reçit, ku dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt mes tyre. Sipas informacioneve, personat e përfshirë janë Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi, të cilët vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale. Sebastian Ogiçi është dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim.