
Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi të madh shkëmbor.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Ura e Luçanës”, ku një sasi e konsiderueshme shkëmbinjsh ka rënë në rrugë, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë, disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e zonës së shembjes, ndërsa drejtuesit e tyre nuk kanë mundur të vijojnë udhëtimin.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i bllokuar.