Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

19 Nëntor 2026 | 12:20

Bordi i transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nafta do të shitet me 201 lekë për litër, ndërsa benzina me 160 lekë litrin.

Konkretisht: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  189 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 160 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 148 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë  59 ekë/litër për automjetet.

Gjithashtu, çmimi i gazoilit  për aktivitetin e peshkimit do të jetë 105 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora  14.00  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen, inflacioni lehtësisht mbi objektiv në muajt në vijim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme gjatë periudhës afatmesme, ndërsa...
13:20 | 18/11/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të mërkurën, më 18 nëntor 2026, çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, nafta dhe benzina do...
12:15 | 18/11/2026

Dëmshpërblim 100% për bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat, zv.ministri Keputa: Nisin në janar, shuma do t’u kërkohet shkaktarëve

Komisioni i Ekonomisë miratoi këtë të martë Aktin Normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël të dëmtuar, në masën 100% të vlerës së dëmit të...
15:37 | 17/11/2026