Kanceri i qafës së mitrës prek çdo vit rreth 100 gra në Shqipëri, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik raporton një rënie të numrit të grave që kryejnë depistimin. Nga 12 mijë gra të kontrolluara një vit më parë, rreth 10% rezultuan me praninë e virusit HPV, çka nuk nënkupton domosdoshmërisht kancer.