Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

19 Nëntor 2026 | 12:33

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vazhdimi i seancës me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Specialen.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola ka thënë se vendimi për shtyrjen e kësaj seance ka ardhur pas “diskutimeve të ngjeshura” mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit politikë të këtyre grupeve.

Para orës 10, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka shkuar për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka thënë se nuk kanë dallime për përmbajtjen e Ligjit, vetëm për çështjet procedurale.

Ndërkohë para se të niste seanca, janë parë diskutime mes saj dhe Kurtit.

Në rend dite të kësaj seance, krahas rishqyrtimit të Ligjit që synon t’ia kufizojë mandatin Speciales, ishte edhe votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; si dhe votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë. Në një deklaratë për media para nisjes së seancës së Kuvendit,...
11:37 | 19/11/2026

Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, kanë zhvilluar një takim me...
11:29 | 19/11/2026

Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe studentët

Sot në Kosovë do të mbahen tri protesta, ku organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorë dhe studentë do të shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre...
09:28 | 19/11/2026