De Winter: Ndihem mirë te ky Milan. Amorim është njëri prej nesh, jeton me grupin

19 Nëntor 2026
12:41
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Milanit, Koni De Winter, ka folur mbi momentin e tij, marrëdhënien me trajnerin Amorim dhe shokët e skuadrës. “Po luaj shumë dhe kjo është bukur. Po kujdesem më tepër për trupin dhe shëndetin, por akoma më bukur është të fitosh ndeshjet”, – tha belgu.

Për rolin e tij në skuadër: “Ndihem mirë te ky Milan dhe përpiqem të jap maksimumin. Ndoshta kam një rol më të rëndësishëm, por dua të bëj pjesën time dhe të ndihmoj shokët”.

Për Amorim: “Është shumë njerëzor, njëri prej nesh. Qesh, argëtohet, por di të jetë serioz kur duhet. Jeton me grupin, e ndiejmë pranë vetes. Është bukur të punosh për të”.

De Winter pranoi se humbjet ndaj Bologna dhe Ferencvaros duhet të shërbejnë si mësim: “Jemi shumë të sigurt në vetvete, ndonjëherë edhe më tepër seç duhet. Çdo ndeshje është e vështirë dhe nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime”.

Për partneritetin me Pavlovic tha: “Kemi marrëdhënie të mirë. Nuk e mendoja se do të bëhej një mik kaq i mirë, por jemi afruar edhe jashtë fushës”.

Ndërsa për golin që ende i mungon: “Ndonjëherë e mendoj, do të doja të shënoja për vajzën time”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit