Deco: Raphinha si numër 9 i ndryshoi idetë tona në merkato. Schlotterbeck? Më mirë të mos flasim për të…

19 Nëntor 2026
12:37
Alfred Lleshi
back button

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur për strategjinë e merkatos së klubit në një intervistë për “Radio Catalunya”, duke shpjeguar se përforcimet e verës i kanë dhënë Hansi Flick mundësi të reja taktike:

“Futbolli ndryshon dhe bashkë me të edhe merkatoja. Në fund të sezonit të kaluar, trajneri na tha se dëshironte ta shihte Raphinha në pozicione të tjera. Afrimi i Gordon dhe Adeyemi na mundëson pikërisht këtë. Trajneri kërkon vazhdimisht ndryshime pozicionale, duke e aktivizuar si numër 10 ose si sulmues fals 9”.

Për sulmin, ai shtoi: “Situata e Julián, e kombinuar me paraqitjen e shkëlqyer të Raphinha si numër 9 në ndeshjen e parë, ndryshoi mënyrën tonë të të menduarit. Këto janë gjërat e bukura të futbollit”.

Sa i përket mbrojtjes, Deco nuk sheh nevojë për përforcime të tjera: “Jemi në nëntor dhe kemi Andreas, Eric, Koundé, Xavi Espart… Jemi në rregull numerikisht dhe trajneri është shumë i kënaqur me grupin”.

Në fund, për Schlotterbeck të Borussia Dortmundit, ironizoi: “Më mirë të mos flasim për të, përndryshe i rritet çmimi”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit