Ndryshim për të tretën ditë radhazi, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Një konflikt fizik mes tre të dënuarve është regjistruar një ditë më parë në IEVP Shkodër, ku një prej tyre ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.
Në lidhje me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka arrestuar në flagrancë një të dënuar, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomat e personave të përfshirë në konflikt, në dhomën e të arrestuarit është gjetur edhe një aparat celular, send i ndaluar në ambientet e burgut.
Njoftimi i policisë:
Në datë 18.11.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.O, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara”, të parashikuara nga nenet 89, 22 dhe 324/a të Kodit Penal, si edhe shtetasi A.O. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 89 dhe 22 të Kodit Penal IEVP Shkodër.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas (të cilët vuajnë dënimin në këtë IEVP) janë konfliktuar me të dënuarin S.G, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në vijim të veprimeve nga AMSEVP, është ushtruar kontroll për sende të ndaluara ne dhomat e të dënuarve të përfshirë në konflikt, ku në dhomën e shtetasit S.O. është konstatuar një aparat telefonik.
Materialet proceduriale i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e kryerjes s ë veprimeve të tjera proceduriale.
Top Channel