Instagram po vjen me një funksion të ri që pritet të lehtësojë përdorimin e platformës për miliona përdorues. Rrjeti social po u jep mundësinë përdoruesve të modifikojnë Story-t edhe pasi ato janë publikuar.
Deri më tani, nëse një përdorues konstatonte një gabim në një Story të publikuar, apo dëshironte të ndryshonte diçka në përmbajtje, zgjidhja e vetme ishte fshirja dhe ripublikimi i saj.
Me funksionin e ri, kjo procedurë pritet të bëhet shumë më e thjeshtë, duke u dhënë përdoruesve më shumë fleksibilitet dhe kontroll mbi përmbajtjen që ndajnë me ndjekësit e tyre.
Risia vjen në kuadër të përditësimeve të vazhdueshme që Instagram po sjell për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve dhe për ta bërë platformën më praktike.
Funksioni pritet të tërheqë vëmendjen e përdoruesve, veçanërisht të atyre që përdorin Story-t për komunikim të përditshëm, por edhe për promovimin e bizneseve dhe krijimin e përmbajtjes.









Komente
Komento